(FOTO: Salla e mbledhjeve plenare të Parlamntit turk)/

Parlamenti turk javën e ardhshme fillon diskutimin për ndryshimet e kushtetutës së vendit, për të lejuar zgjerimin e kompetencave të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, njoftuan sot mediat turke.

Sipas analistëve në mediat e Turqisë, kjo është rruga për ta kthyer presidentin ne “Sulltan”. Disa zëra mediatik në Turqi thonë se nuk ka rrugëdalje tjetër për situatën re rëndë që kalon Turqia.

Ndryshmet e përfolura kushtetuese janë kundërshtuar nga shtetet e Bashkimit Evropian, pasi kalimi i kompetencave tek Presidenti, rrezikon demokracinë e vendit, por shteti turk është i vendosur që të vazhdojë me ndryshimet kushtetuese, pavarësisht kritikave.

/Veritas.com.al/