Një pedagog i fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin ‘Fan Noli’ ka rënë në prangat e policisë. Mësohet se gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër si bashkëpunues me të.

Burimet e Policisë bëjnë me dije se pedagogu i arrestuar është Alket Dino, ndërsa personi tjetër i arrestuar është  Xhevi Dervishi.

Mësohet se, Dino ka përfituar shuma monetare në këmbim të dhënies së provimeve për studentët; ai merrte 500 euro per nje provim. Sipas të dhënave Dervishi dyshohet se ka ndërmjetësuar duke ofruar një shumë ndaj pedagogut.

Alket Dino ishte i angazhuar edhe ne politike, si kordinator i LSI per Korçën. Ne foto e shikoni tek pozon me kryetaren e LSI, Kryemadhi, por njihet si njeri i afer i gjithe kresise se LSI.

VERITAS.COM.AL