Pasi u përdorën nga PD për çështjen e teatrit, kreu demokrat I joshi vëllezërit Budina me premtimin për ti future në listat e kandidatëve. Por ditën e djeshme Partia Demokratike dorëzoi listat zyrtare të kandidatëve, dhe mes emrave nuk ishte ai i Robert Budinës. Kjo mesa duket ka revoltuar regjisorin e njohur por edhe vëllain e tij Edmond Budina, i cili ka qenë më i drejtë dhe më i ashpër teksa ka shprehur mllefin ndaj listave të kandidatëve të Bashës.

Ky i fundit madje i ka quajtur kandidatët në listat e PD si “iça-piça”, “njerëz që i lëpihen kryetarit”, sipas tij, “i lëpihen aq shumë deri sa kryetari i vë në listë” në një video postuar te faqa zyrtare në facebook Aleanca për Teatrin Kombëtar.

“Dorëzuam edhe ne ato listat tona. Ca të gëzuar, ca të hidhëruar, ca të qeshur. Edhe partia e tëmës së sëmës, partia e tëçkës së mëçkës e të tjera, i çuan kandidatët e tyre në komisionin zgjedhor. Problemi është sa kriminelë ka një një krah e në një krah tjetër. Mua më shqetësoi fakti që një pjesë e këtyre njerëzve janë një tip “içi dhe piçi”, janë këta parazitët që u lëpihen kryetarëve dhe shefave deri sa shkrihen fare, sepse kryetari i vë në listë. Fajin e ka opozita thotë ai, po t’i çke bërë 20 vjet në pushtet? I ke rënë rëngë-dëngës. S’ke faj se ke këta iça-piçat që të rrijnë vërdallë. Këta i thonë kryetarit “ti je Jezu Krishti…dhe ai fryhet e fryhet”, shprehet Budina.

VERITAS.COM.AL