Qytetarët e Shkupit sot në mëngjes i befasoi ngjyra e kuqe e fontanës së Olimpisë që gjendet në sheshin “Filipi II”, në hyrje nga Çarshia e Vjetër.

“Fontanat mund të pastrohen, por gjaku i viktimave jo”, shkruan në faqen e organizatës “Bunt” (“Rebelimi”) në Facebook, ku u publikua fotografia e fontanës. Bëhet fjalë për ngjyrosje të ujit në këtë fontanë me ngjyrë të kuqe, me të cilin simbolizohen “viktimat e regjimit” në Maqedoni.

Para dy javëve u “përgjak” edhe fontana e Aleksandrit të Madh “Ushtaraku në Kalë” në sheshin Maqedonia.