Gjatë gjithë ditës së sotme është shkruar në mendiat On-line se do të zhvillohet një drekë me “armiqtë” e kryeministrit Rama për të ëorganizuar rrëzimin e qeverisë.

Në fakt, jo “për të rrëzuar qeverinë”, sepse kjo konsiderohet “e kryeme, bacë”, por dreka do t’i kushtohet krijimit të një qeveri teknike, post- Rilindase.

Ai që organizon drekën  është vetë kryetari i Kuvendit  dhe aleati kryesor i koalicionit qeveritar, Ilir Meta. Zhvillimet politike të kohëve të fundit kanë qenë të tilla që kanë krijuar çarjen në koalicion; koalicioni tani rri më këmbë veç për shkak se nuk ëhstë rrëzuar akoma.

Sipas hamendjeve, Ilir meta po lërkon jo veç aleanca me të pakënaqurit në Parlament, jashtë partisë së tij LSI, por medhe kryeministër të besueshëm për të gjitha palët. Emri i pikasur deri tani është ai i Rexhep Meidanit, ish president i Republikës në vitet 1997- 2001.

Mediat tregojnë se Rexhep Meidani ndodhej me pushime në Pogradec, por sapo ka marrë ftesën për këtë drerkë, është nisur drejt Tiranës.

Më vonë, në listën e të ftuarve është shtuar emri i deputetit Ben Blushi, i cili kohët e fundit ka kundërshtuar politikat antidemokratike të Ramës në Parti, si dhe ka kërcënuar për krijimin e një partie të re të majtë. Edhe ky ndodhej me pushime, por i ndërpreu dhe u nis drejt lokalit ku do të jetë dreka.

Në minutat e fundit është ftuar në drekë edhe ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima. Ky ishte miku më ia fort i kryeministrit Rama, i privilegjuar deri në pikën sa u quajt “beu i Jugut”. Pas heqjes së mandatit të deputetit, ku u tha se Rama nuk e ndihmoi në Gjykatën Kushtetuese, Kokëdhiuma është kthyer në njeriun e betuar se “do ta rrëzoj Ramën”.

Deri tani është thënë se dreka do të jetë në ambientet e Hotel Grand në ish- bllok, është thënë edhe ora 14.00, por akoma nuk ka lajme të tjerë.