Ankaraja është me intelektualë; pasi ka shfarosur armenë dhe kurdë-

Nga: Matteo Sacchi 

Nobeli për letërsinë pa paqe për shkrimtarin austriak Peter Handke. Tani për të protestuar kundër tij, i cili duhet të marrë çmimin të martën, është edhe zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin.

Kjo nuk është aspak një polemikë e izoluar. I shtohet polemikave te njëpasnjëshme të shumta te ditëve të fundit. Asgjë letrare nuk është e qartë, stili dhe thellësia narrative e autorit të romaneve si Grerezat ose Ambulanti janë njohur nga të gjithë. Handke eshte akuzuar për minimizimin e genocidit të Srebrenicës, në të cilin 8,000 muslimanë boshnjakë u masakruan nga forcat serbe të Bosnjës në 1995.

Kalin ka ndërhyre shumë fort përmes Twitterit: “Do ti jepet Cmimi Nobel për Letërsine Peter Handkes, i cili ka mbështetur Milloshevicin dhe mohon genocidin në Bosnje. Ky vendim i turpshëm duhet të anulohet. @nobelpriz: Si mund të cmohet dikush që nuk ka ndërgjegje? Inkurajoni gjenocide te reja ?! ” Nuk është një pozicion zyrtar, por vjen nga një eksponent i administratës së një Vendi që nuk shkëlqen per respektin ndaj minorancave që ka një histori të ndërhyrjeve të rënda ushtarake, duke filluar nga historia e fillimit të shekullit XX, me genocidin armen, e deri tek shumë më të fundit, dhe shumë të përgjakshme , operacionet kundër kurdëve. Dhe midis çdo diskutimi mbi Handken dhe fakteve të Turqve rrjedhin …

Në këtë rast, megjithatë, Kalin nuk është i izoluar. Edhe shoqatat kryesore të viktimave të Srebrenicës kanë kërkuar tërheqjen e Nobelit per Handken dhe përgatisin protesta në Stokholm në lidhje me ceremoninë e çmimeve. Por edhe intelektualë. Më 6 dhjetor shkrimtari dhe historiani Peter Englund (1957), anëtar i Akademisë Suedeze që nga 2002 dhe një ish-korrespodent i luftës në Ballkan, i shkruajti gazetës suedeze Dagens Nyheter: «Unë nuk do të marr pjesë në javën Nobel. Festimi i Cmimit për Handken nga ana ime do të ishte hipokrizi e pastër ». Mbrojtja e tij pason atë të Gun-Britt Sundström dhe te një antari te jurise tjetër, poetit Kristoffer Leandoer (i cili sidoqoftë dha arsye personale dhe jo-politike).

Në gjithë këtë, Handke,opinionet e të cilit janë të diskutueshme, por jo të reduktuara në një lirim të kriminelëve serbë,i eshte përgjigjur me ashpërsi  para se Kalin të ndërhynte dhe situata të bëhej kaq e tensionuar. Ai tha ne konference shtypi (6 dhjetor) për ata që e persekutojne për pikëpamjet e tij relative për Serbinë: “Unë preferoj letër higjenike të ndyrë dhe letër anonime ndaj zbrazëtisë dhe injorancës se pyetjeve tuaja”. Të martën, me shume mundesi Nobeli do të ketë dhenien e cmimit më të tensionuar ndonjëherë.

VERITAS.COM.AL/