Policë të armatosur kanë vrarë të dyshuarin për marrjen peng dhe vrasjen e dy personave në një supermarket në Francën Jugore.

I armatosuri rrëmbeu një makinë dhe mori pengjet në supermarketin e qytetit Trèbes.

Autori i dyshuar i krimit, sipas ministrave është 26 vje dhe quhet Redouane Lakdim, i zotuar për  besnikëri ndaj gruit të Shtetit Islamik.

Besohet se ai ka vrarë dhe plagosur në tre incidente të veçanta, që nisin në Carcassonne, 15 minuta larg me makinë nga Trèbes.

Thuhet se ka qenë i armatosur rëndë dhe ka kërkuar lirimin e Salah Abdeslam, një autor shumë i rëndësishëm që ka mbijetuar sulmeve të 13 nëntorit 2015 në Paris, ku u vranë 130 persona.

Më herët, kryeministri Édouard Philippe tha se të gjithë shenjat të ojnë në një “akt terrorist”.