Më shumë se dy ton lëndë narkotike hashash dhe marijuanë janë sekuestruar nga policia provinciale në Ravenna të Italisë, operacion që çoi në arrestimin e tre shqiptarëve dhe një shtetasi italian. Kapja e 2.4 tonëve drogë konsiderohet si një nga sekuestrimet më të mëdha të drogës në historinë e Ravennas, shkruan sot Ora News.

Mediat lokale bëjnë me dije se shqiptarët e arrestuarit janë të moshës, 27, 53 dhe 21 vjeç, ndërsa emrat e tyre nuk bëhen të ditur. Të gjithë të arrestuar janë dërguar në burg në akuzën e transportit të drogës.

Hetimet janë zhvilluar mes të enjtes dhe të premtes nga policia, ndërsa një patrullë ka kapur rreth orës 04:30 minuta një furgon përgjatë rrugës “Romea Sud”, në zonën Savio në drejtim të Ravennas. Në bordin e mjetit kishte dy persona. Drejtuesi u arrestua pak metra më tej, ndërsa pasagjeri arriti të arratisej.

Brenda furgonit të drejtuar nga shtetasi italian u gjetën 2.4 tonë marijuanë, 62 kilogramë hashash dhe 4 vajra hashashi.

Përplasja me armë

Policia e zonës nisi aksionin në kërkim të të arratisurit. Një patrullë e komandantit Giorgio Tantimonaco në krye të stacionit Savio ndoqi dy makina të dyshimta me Lido di Classe me shumë njerëz, një “Alfa 147” dhe një Fiat Punto në mes të ultësirës së lumenjve Savio dhe Beva.

Pas kërkesës së dokumenteve u bë një përplasje, gjatë së cilës një nga individët nxori armë.

Policia arriti të neutralizonte personin e armatosur. Askush nuk u plagos, për shkak se plumbi u devijua. Një nga policët mbeti i plagosur lehtë në dorë, teksa një karabinier qëlloi në ajër në shenjë paralajmëruese.

Dy personat arritën të largoheshin duke humbur gjurmët, ndërsa makinën e lanë në një vend tjetër.

Në aksion u angazhuan karabinierët e disa komisariateve, përfshirë edhe një helikopter në Forli.

Arratisja

Makina e përdorur nga të dy të arratisurit, një “Fiat Punto”, u gjet menjëherë, jo shumë kilometra nga vendi ku është konsumuar përplasja me armë, në Lido di Classe, ndërsa të arratisurit kanë vijuar rrugën në këmbë.

Gjatë krehjes së zonës, në një lokal janë dalluar tre persona të dyshuar. Mediat italiane shkruajnë se policët i dalluan të dyshuarit, pasi veshjet e tyre ishin me baltë. Më pas, një prej shefave të policisë kishte konfirmuar se njëri nga të ndaluarit ishte pasagjeri i furgonit me kanabis, që u kap në mesnatë.

Policia tha se 26 vjeçarit italian iu gjetën disa shënime ku mbante emrat, shifrat dhe numrat e telefonit. Dyshohet se droga ishte shkarkuar gjatë natës dhe ishte ngarkuar në furgonin që u ndalua nga policia.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar origjinën e sasisë së madhe të narkotikëve. Paraprakisht dyshohet se droga ka mbërritur nga deti para se të ngarkohej në bordin e furgonit.

Veritas.com.al/