Deklaratë e Nicola Gratteri,  prokuror i anti- mafias  italiane me qendër në Kalabri.

(Marrë nga gazeta gjermane ‘Die Welt’/

Nicola Gratter ka pohuar për gazetën gjermane ‘Die Welt’ se klani mafioz ‘Ndrageta’ mund të ndikojë edhe në zgjedhjet elektorale në vendet ku operon si organizatë.

“Ndrangheta ka qenë aktive në Evropën Lindore për 20 vjet. Ai është gjithashtu i aftë të ndikojë në zgjedhje “, ka pohuar Nicola Gratteri, prokuror anti-mafias me qendër në Kalabria dhe eksperti kryesor i në drejtësisë italiane për organizatën mafioze të fuqishme të Kalabrisë.

“Gjatë hetimeve, kemi përjetuar edhe se anëtarët e Ndrangheta kanë drejtuar zgjedhjet e deputetëve gjermanë.’, është shprehur më tej prokurori italian.

Eksperti tjetër, italiani Francesco Forgione ka thënë për median gjermane se “politikanëve u interesojnë paratë e mafies, ata mund t’i shërbejnë kështu klientelës së tyre dhe të manipulojnë zgjedhjet”.

Sjellim në vëmendje që pak javë më parë prokurori i antimafias italiane Federico Cafiero de Raho  gjatë vizitës së tij në Shqipëri deklaroi se trafiku i hashashit dhe i kokainës, që më parë konsiderohej monopol i Ndragetës, tashmë po kryhen aleancë me grupet kriminale shqiptare.

“Krimi shqiptar është shumë i pranishëm në Itali dhe në aleancë me mafian italiane. Bashkëpunon me Ndraghetën, Sacra Corona Unita e grupe të tjera kriminale. Ka një shtrirje edhe në veri të vendit dhe së fundi drejton edhe trafikun e kokainës”, tha De Raho.

Duke hequr paralele me veprimtarinë e mafies italiane, De Raho përshkroi se njësoj kanë vepruar edhe organizatat shqiptare, që sipas tij kanë hyrë në ekonomi dhe kanë lidhje me politikën.

Këtu lindin shumë pikëpyetje. A kanë ndikuar paratë e drogës në zgjedhjet e fundit elektorale në vendin tonë? Cili ishte qëllimi i parave nga kultivimi dhe trafiku i drogës?

Konfirmohet edhe nga autoritet italiane se klanet mafioze shqiptare kanë lidhje me klanin mafioz italian ‘Ndrageta’ i cili ka ndikim shumë edhe në politikë.  Madje ka ndikim edhe në zgjedhjet elektorale. Nuk na ngelet gjë tjetër vetëm të presim hetimet”.

Veeritas.com.al/