Paris (AFP) – Tensionet politike u rritën në Francë të dielën një jave përpara zgjedhjeve evropiane shume te kontestuara, me Partine qeverisëse te presidentit Emmanuel Macron qe ka shprehur shqetësimin për praninë e ish-strategut të debatuar të Donald Trump, Steve Bannon.

Zgjedhjet e 26 majit në Francë do të shohin se partia e qendrës në pushtet e Macronit përballet me një sfidë të ashpër nga Kuvendi Kombëtar i ekstremit të djathtë (RN) i Marine Le Pen, i njohur më parë si Fronti Kombëtar.

Nëse partia La Republique En Marche (LREM) e Macron bie pas RN në zgjedhje, do të ishte një goditje e madhe për presidentin, të cilin mbështetësit e shohin si shpëtimtarin e qendrës së Evropës kundër rritjes së të djathtës ekstreme në të gjithë kontinentin.

Bannon i kishte thënë gazetës Le Parisien të shtunën se kishte zgjedhur të vinte në Francë, pasi zgjedhja e saj ishte “prej kohesh” më e rëndësishmja nga të gjitha zgjedhjet e parlamentit evropian në vendet anëtare të BE.

Ai i përshkroi zgjedhjet si referendum mbi Macron dhe vizionin e tij për Europën, duke parashikuar një “tërmet” të dielën e ardhshme.

Kreu i fushatës LREM, Stephane Sejourne, në Twitter akuzoi Bannon se ka ardhur në Paris dhe ka qëndruar në një hotel luksoz me qëllim për të ndihmuar Partinë e Le Pen te fitoje:

“Është një sulm ndaj sovranitetit të zgjedhjeve … kjo te bën për të vjelle,”shfryu ai.

Nathalie Loiseau,qe kryeson listën e LREM për zgjedhjet, komentoi: “Ai (Bannon) as nuk e fsheh dëshirën e tij për të ndërhyrë në zgjedhjet tona”.

‘Njësia anti-lajme te rreme’

Numri dy në listën e zgjedhjeve për partinë LREM të Macron, Pascal Canfin, i tha Cnews se RN ishte “kali i Trojës” për Trump dhe Presidentin rus Vladimir Putin në një përpjekje për të shkatërruar BE.

Canfin tha se LREM gjithashtu, në një lëvizje të pazakontë, do t’u kërkojë kanaleve televizive franceze organizimin e debateve zgjedhore përfundimtare këtë javë që të ketë një njësi “anti-lajm i rreme” në vend për të parandaluar përhapjen e falsiteteve.

Që nga largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë, Bannon ka përkrahur kauzën e së djathtës ekstreme Evropiane, duke pasur kontakte të ngushta me Le Pen dhe udhëheqësin populist italian Matteo Salvini.

Salvini të shtunën mblodhi nacionalistët e ndryshëm të Evropës për një manifestim unifikues në Milano përpara zgjedhjeve, por tubimi u sfumua nga skandali i korrupsionit që rrëzoi koalicionin e ekstremit të djathtë të Austrisë.

Por figura e lartë e RN Nicolas Bay mohoi ndonjë ndërhyrje nga Steve Bannon në fushatën franceze.

“Ne e kemi udhëhequr këtë fushatë në mënyrë të përkryer të pavarur pa asnjë ndikim të huaj apo të jashtëm”, tha ai.

Zgjedhjet në Francë premtojnë të jenë me rezultat të ngushte, me sondazhet e fundit qe tregojne RN pak përpara ose kokë-me-kokë me LREM.

“Ne nuk duhet të minimizojmë pasojat” e një fitoreje të RN në zgjedhje, tha kreu i partisë se Macronit Stanislas Guerini për revistën Challenges, duke thënë se kjo do të dobësonte Francën në Evropë.