Nga: Veritas.com.al/

Veçanërisht fushata zgjedhore në Shtetet e Bashkuara, dëshmoi se Media e Printuar është drejt fundit të saj. Ajo ka humbur shpejtësinë, ka rritur koston dhe ka mbetur pas në investigim.

Gjatë asaj fushate gjigande t presidencialeve në Amerikë u konstatua se “Mainstream Media”, ose mediat kryesore tradicionale mbetën në fund të situatës. Ose i besuan vetes më shumë se duhet, ose manifestuan “tiraninë” e medias duke u imponuar mbi principet e demokracisë dhe deantologjinë e gazetarisë, ose kërkuan rastin më të volitshëm për të shërbyer pushtetin.

Por në fund, më të besueshmet dolën mediat jashtë skemës së “mainstream”, ose jo- tradicionalet. Mediat e printuara mbetën shumë pas. Aq sa në rrethet gazetareske amerikane po thuhet rëndom: “Lamtumirë Print- Media”.

Jashtë mainstream dhe Print- media, publiku mundi të gjejë informacion më të shkathët, më të shpejtë, me kosto më të ulët dhe jo aq shumë “fake information”- një fjalor që u përdor kësaj here në fushatë.

/Veritas.com.al/