( Foto: ARKIV)/

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar demokratët plus lësëistët, një ditë para protestës së tyre, e paralajmëruar si ‘më madhështorja’.  Ai tha se shumicës qeverisëse nuk i preket asnjë fije floku.

“Nuk kanë çfarë i bëjnë shumicës. Shumicës qeverisëse nuk i preket asnjë fije floku. Gjatë kësaj pune preken jo vetëm fijet e flokëve por ekonomia e gjithsecilit. Nuk na vjen keq se ata po humbasin, por humbet edhe Shqipëria, humbasin njerëzit e zakonshëm”,- tha Rama.

Kryetari  i qeverisë shkëmbeu batuta me gratë e pranishme në takim, por në distancë në fakt me Lulin dhe Monikën: I këshilloi gratë që të mbajnë prej xhakete nesër burrat nëse i kanë demokratë e të mos i lënë të shkojnë në protestë.

“Unë ju them grave që i kanë burrat demokratë t’i mbajnë nga xhaketat e të mos i lini të ikin në Tiranë. Ju e keni në dorë edhe shtëpinë edhe ekonominë lere seç thonë ata. Kur vjen puna mes burrave socialistët e bëjnë ndonjë punë ,ndërsa demokratët vetëm për punë nuk i ke”,- tha Ramai.

Veritas.com.al/