Nga: L. Skiro/

Përgjigjja e parë, pa u hallakatur nëpër arsyetime, është: Po përpiqet me çdo kusht që të fshehë skandalet gjigande të pjesëmarrjes së ministrit Tahiri në banda kriminale. Balla i PS u shfaq para njerëzve si iluzionist ose prestigjator i thjeshtë, për t’u thënë njerëzve “nën mëngë nuk kam Tahir, por CEZ’

Çfarë ndodhi sot?

Pas një heshtjeje qeveritare mbi skandalin e 860 mijë eurove gjetur në makinën e një miku të Tahirit, bashkë me patentat e tij si ‘skiper’, që prezumohen se janë ‘para xhepi’ të Tahirit- përfituar përmes krimit të trafikimit të drogës dhe amrmëve, sot foli kryetari i grupit Prlamentar të PS, Balla.

Balla deklaroi se krimi i madh kriminal i ministrit të PS, Tahiri, është një ‘fjalë gazetash’. Me këtë rast, edhe pse skandalit po i tërhiqet fija dhe po zbulohet se ka përmasa shumë të mëdha. Fijet e ‘Tahirit’ pritet që të shtrihen në sistemin shtetëror. Duke e quajtur ‘punë gazetash’, kryetari i Grupit të PS, tenton të zhvlerësojë peshën e skandalit më të madh në arenën e kontinentit, ‘Tahiri’.

Taulant Balla deklaroi se ‘prokuroria është e kalbur’, me argumentin pse nuk po merret me skandalin e CEZ. Çështja CEZ është e gjykuar para katër vjetësh e në vazhdim; me një barrë financiare të madh, ku vetë qeveria Socialiste e rriti barrën edhe me 600 milionë euro. Qëllimi pse Balla i kthehet CEZ është e dyfishtë: E para, për të bërë njerëzit të kthehjnë kokën nga e kaluara me qëllim që të mos shikojnë ‘buallin’ që kanë para syve, që është skandali qeveritar me drogën, me Tahirin, me Sotën, e dhjetëra të tjerë.

Qëllimi i dytë është që qeveria e zënë në ‘grackë’, të sulmojë kundërshtarët politik për të barazuar fajet ose për të dalë prej situatës ku krimi po shpon varkën e vet. Në çështjen CEZ është përmendur prj kohësh Ilir Meta (sot president i Republikës), për shkak të një lidhjeje me ‘aktorin’ e transaksioneve të CEZ, Kastriot Ismaili. Ismaili u gjykua dhe u dënua me 15 vjet burgom, por megjithatë socialisti Balla ka menduar se përsëri mund ta tundë ‘kamxhikun’ para presidentit të Republikës… Krahas me presidentin e republikës, që përfaqëson LSI; maxhoranca shantazhin edhe PD-në me anë të çështjes CEZ. Në këtë çështje është përmendur djali i ish- kryeministrit Berisha, i cili nuk është paraqitur para gjykatës as para komisionit parlamentar.

Kthimi te CEZ është njësoj si ndërrimi i duarve në spektaklin e iluzionistit: PS në qeveri iu thotë spektatorëve “Mos shikoni krimin e rëndë që po ndodh, por shikoni flmin që keni parë!”.

E patë? Ja ai ishte, s’ka gjë tjetër. Balla mendon se para syve ka vetëm budallenj.

Veritas.com.al/