Nga aksidenti tragjik i së dielës në Suharekë, humbën jetën pesë persona.

Katër anëtarët e familjes Sadiku nga Sopia, që vdiqën të dielën, një ditë më herët kishin ardhur nga Zvicra në Kosovë.

Policia konstatoi se mos-përshtatja e shpejtësisë më kushtet e rrugës ishte shkaktar i këtij aksidenti.

Kobi i familjes nga Suhareka, në vitin 1989 u kishin vdekur edhe 3 familjarë në aksident

Familja Sadikaj nga fshati Sopijë i Suharekës të martën hapi derën për të pritur të pame, pasi një ditë më parë në një aksident tragjik vdiqën 5 anëtarë të kësaj familje. Njerëz të shumtë po prisnin trupat e dërguar për obduksion. 32-vjeçari Jeton Sadikaj kishte vetëm një ditë që kishte ardhur nga Zvicra së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Vizita e parë që po bënte përfundoi tragjikisht kur vetura që po ngiste u përplas me një autobus në rrugën Duhël-Suharekë, shkruan Gazeta Express.

Por ky rast, nuk ishte tragjedia e vetme me të cilën ishte përballur kjo familje.

29 vite më parë, në të njëjtën rrugë, kishin vdekur edhe 3 persona, njëri ndër ta babai i Jetonit, që atëherë e kishte lënë atë vetëm 4-vjeç.

Duke bartur dru, Shefket Sadikaj, së bashku me 3 djemtë Rexhepin (babai i Jetonit), Hesetin dhe Behxhetin, ishin përplasur me një kamion duke mbetur të vdekur në vend. Nga ky rast kishte shpëtuar vetëm Shefketi, babai i djemve dhe gjyshi i Jetonit. Kështu Jetoni dhe 2 vëllezërit e tij, të rritur jetim, më vonë kishin marrë rrugët e mërgimit nga ku po jetonin tash e sa vite.

Në fshatin Sopijë kujtojnë fare mirë rastin e ndodhur më 17 dhjetor të vitit 1989. Rasti i përsëritur sipas tyre, është një kob që ka tronditur të gjithë ata.

Osman Berisha tha për T7 se tetë viktima brenda këtyre viteve janë tragjedi shumë e madhe.

“Tragjedi e madhe ka qenë, ka ndodh me kamion, baba i tyre ka qenë e ka ngarku me dru, ka rrshit kamioni edhe i ka mbytën”, deklaroi ai.

Në fshatin Sopijë kujtojnë fare mirë rastin e ndodhur më 17 dhjetor të vitit 1989. Rasti i përsëritur sipas tyre, është një kob që ka tronditur të gjithë ata.

Osman Berisha tha për T7 se tetë viktima brenda këtyre viteve janë tragjedi shumë e madhe.

“Tragjedi e madhe ka qenë, ka ndodh me kamion, baba i tyre ka qenë e ka ngarkuar me dru, ka rrëshqit kamioni edhe i ka mbytën”, deklaroi ai.

Për këtë sot në Komunën e Suharekës është shpallur ditë zie. Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj tha për Frontal se ky rast është rasti më i rëndë që ka ndodhur pas luftës.

Në vendin ku ka ndodhur tragjedia, kryetari tha që ka dërguar ekspertin që merret me komunikacion, dhe aty do të vendosen edhe shenja sepse ajo është një rrugë ku ndodhin shumë shpesh fatkeqësi.

Varrimi i të ndjerëve do të bëhet të martën në orë 16:00, shkruan gazeta Express.

Veritas.com.al/

 

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.