Gjatë gjithë historisë mund të numërohen vetëm pak njerëz që kanë vdekur në fluturim.

Si është e mundur? Kaq shumë njerëz fluturojnë me avion nga shteti në shtet e nga kontinenti në kontinent; sa pak vdesin në fluturim…

Është e mundur sepse vdekja është status ligjor, dmth., pasagjeri “vdes” kur deklarohet. Dhe prandaj është shumë e rrallë që dikush të deklarojë se një person ka vdekur brenda në avion.

Askush nuk është i autorizuar që të deklarojë se dikush ka vdekur brenda avionit, sidomos në fluturimet civile. Madje edhe kur ka një mjek brenda në avion; por ata nuk janë të lejuar që të deklarojnë vdekjen kur janë në ajër; madje as në rastet kur janë mijëra kilometra larg destinacionit.

Në parim, kur një avion nuk ka në brd ndonjë njeri që autorizohet të deklarojë se dikush ka vdekur, teknikisht ky person nuk mund të deklarohet i vdekur deri në momentin që zbret në tokë.

Për këtë diskutimet kanë qenë të shpeshta dhe të gjata. Por më ka pëlqyer një koment- shkruan autori- ku shkruhet: “Çfarë më duket e çuditshme, si në epokën kur njeriu modern nuk kishte ardhur në planet, para 200, 000 vjetësh, një nga ata vdes, thjesht sepse nuk kishte doktor ose avokat të mos e deklaronin të vdekur”.

/Veritas.com.al/