Presidenti Rus, Vladimir Putin tha ditën e Diele se është gati të takojë homologun e tij, Donald Trump sa më shpejt që Uashingtoni të jetë gati, duke shtuar se Vjena mund të jetë vendi më i përshtatshëm për këtë takim.

“Sa më parë që pala Amerikane të jetë gati për këtë takim, takimi do të zhvillohet, duke marrë parasysh edhe agjendën e punëve të mija- sigurisht”, iu tha Putin reporterëve në qytetin kinez të Qingdao.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara, nga ana e tij, tha se do ta marrë para sysh një takim të tillë të vlefshëm. Unë mund ta konfirmoj këtë. Është e vërtetë”, tha Putin.

Veritas.com.al/