Koment/

Disa media kanë transmetuar një lajm për bllokimin e trafikut ‘ në dalje të Tiranës drejt Veriut’.  Por sigurisht, gazetarët e pamëuar dhe drejtuesit e tyre nuk kanë mundur ta zhvillojnë lajmin pse po ndodh kjo pikërisht sonte në natën e Lindjes së Krishtit.

Madje ka autorë që shkruajnë se ‘ festat e fundvitit kanë sjellë trafik’. Jo, kolegë të dashur, është nata e Krushtlindjes, jo festa komuniste e vitit të ri.

Lajmet vazhdojnë të thonë se dalja nga kryeqyteti ka qenë një mision i pamundur gjatë pasdites së sotme. Aktualisht, dalja drejt Veriut nga mbikalimi pranë Kthesës së Kamzës deri në Kamzë ka radhë të gjata automjetesh , të cilat nuk lëvizin thuajse fare, raporton “Balkanëeb”.

Edhe si kritike ndaj situatës media shkruan se ‘qytetarët shprehen të shqetësuar se kanë orë të tëra që qëndrojnë në makinë’. Por kjo është edhe mrekullia e kësaj nate, e cila i mbledh të gjithë në zonat katolike që ndodhen në Veri të vendit.

VERITAS.COM.AL/