AFP, 8 Janar 2020/

Bruksel (AFP) – Shefi diplomatik i BE të mërkurën dënoi sulmet me raketa të Iranit në bazat irakiane që strehojnë trupat amerikane, duke kërkuar një fund të “spirales së dhunës”.

“Sulmet e fundit me raketa në bazat ajrore në Irak të përdorura nga forcat amerikane dhe të koalicionit, midis tyre forca evropiane, janë edhe një shembull tjetër i përshkallëzimit dhe konfrontimit të shtuar,” u tha Josep Borrell gazetarëve.

VERITAS.COM.AL/