Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së shtabit të emergjencave, ku ishte i pranishëm edhe Komisionierin e BE për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcis kërkoi mbështetje nga ana e tyre.

Rama ka thënë se banorët që janë strehuar nëpër hotele do qëndrojnë atje deri për festat e fundvitit, dhe më pas do të transferohen në apartamente me qira.

“Ne e dimë që ndërtimi kërkon kohë, projektet e mëdha duan 12-18 muaj.  Dy kategori, në zonat e hapura, në Durrës, Lezhë, në zonat urbane strehimi në hotele. Kemi bërë marrëveshje me hotelet. Kemi mijëra në hotele, por kjo nuk mund të zgjasë pafundësisht. Synimi është që të qëndrojnë edhe për festat e fundvitit dhe në janar ti lëviznim nga hotelet në apartamente që do merren me qira nga ne.

Në zonat urale mendojë që është e njëjta si te ju njerëzit janë të lidhur me tokën dhe bagëtinë sepse e kane të lidhur jetën me këtë, nuk ju themi dot të lëvizin për në hotele. Duhen çadra dimri të mos ndjejnë të ftohtin”.-tha kryeministri Rama.

Veritas.com.al/