Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit që po zhvillon me deputetët socialist, i ka kushtuar vëmendje edhe arkitekturës së ‘godinës’ së fitores së Partisë Socialiste.

Ai ka thënë se kjo nuk është një ‘meritë’, por është ‘një besim’. Me këtë iu ka bërë thirrje deputetëve që të marrin përgjegjësi, jo mburrje për fitoren që ndodhi.

“Ndryshe do ta pësojmë siç e pësoi partia Demokratike”- ka deklaruar Rama.

“PD nuk e kuptoi kurrë se nuk ishte faji i njerëzve pse nuk fituan katër vjet më parë”- ka shtuar Rama.

“Nuk ishte e nevojshme të ishe profet”, që të kuptoje që në fillim të seancës së parë se PD do të ishte e humbur edhe në zgjedhjet që vinin- ka thënë Rama.

Ai ka thënë para deputetëve socialistë se ‘kemi shumicën, por edhe pse, nuk do të qeverisim vetëm.

“Nuk do të qeverisim vetëm por me një koalicion të madh me njerëzit. Kërkuam votë kuqezi dhe do të qeverisim kuqezi në çdo zonë…”, ka thënë ai duke nënkuptuar aleancë popullore, jo partiake.

Por sidoqoftë, duke thënë se ‘nuk do të qeverisim vetëm’, kryeministri le një dera hapur për aleatë partiakë.

Veritas.com.al/