Kreu i PS-së dhe njëkohësisht edhe kryeministri, Edi Rama ka shkruar sërish në Facebook në lidhje me negociatat që pritet të nisin për qeverinë teknike. Ai thotë se ka “3 ditë që pret për vendin dhe orën për të zhvilluar takimin”.

“Lulzim sot 3 ditë që pres vendin/orën për të nisur dialogun pa kushte! Gjejmë zgjidhje votojmë Vetingun shkojmë në zgjedhje. Mos ki frikë!”, shkruan Rama në Facebook.

Kryetari i PD, Lulzim Basha i përgjigjet kryeministrit Edi Rama në lidhje me takimin e pritshëm.

Ai shprehet i gatshëm për të pritur kryeministrin në dialog, por me sa duket kryetari i Opozitës e ka tërhequr kryeministrin në “Parlamentin e Lirisë”, aty ku po zhvillohet politika reale.

“Dialog për zgjidhjen përmes qeverisë teknike”, kërkon Lulzim Basha.

“Negociatori i PD është në funksion të zgjidhjes dhe ka 36 orë që negociatori i PD pret negociatorin e Ramës”- tha ai.

“Rama shprehu dëshirën të vijë në çadër, le ti lemë një shteg të hapur. Por Rama të vijë në çadër, por me dorëheqje të firmosur”, është shprehu Basha.

/Veritas.com.al/