Kryeministri Edi Rama teksa ka mbledhur drejtuesit politik të qarqeve në selinë e PS-së, në një prononcim për media është pyetur për koalicionet parazgjedhore, ku është shprehur sse po punohet për një hibrid të pangrënshëm dhe të patretshëm.

Rama tha se PS e ka bërë të qartë që e ka koalicionin me njerëzit. Sa i përket koalicionit opozitar, kryeministri u shpreh se po punohet për një hibrid të pangrënshëm dhe të patretshëm.

“Sistemi që kemi zgjedhur është një sistem kur çdo parti garon me simbolin e saj, ose bën një koalicion me një simbol dhe një skuadër të përbashkët. Ne e kemi pasur të qartë që ne koalicionin e kemi me njerëzit dhe shumicën e kemi me njerëzit, kështu që nuk kemi asnjë diskutim në këtë pikë. Në kampin tjetër po punohet për një hibrid të pangrënshëm dhe të patretshëm”ka thënë Rama.

VERITAS.COM.AL