Rama reagon ndaj protestës: “Për fuqinë e popullit jam në këtë detyrë, jo për pakicën në bulevard!

Ndërkohë që protesta po vazhdon para Kryeministrisë, sapo vjen edhe reagimi i Edi Ramës.
Rama shkruan: “Sa për fuqinë e popullit unë jam në këtë detyrë pikërisht falë asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicen që shan (në Bulevard), mallkon, abuzon, paturpesisht fare, duke akuzuar papushim për vjedhje pa piken e turpit.
Ndërkohë fuqia e popullit po të ishte për të vjedhur mbante të tjerë këtu në vendin tim! Jo mor jo, do s’do kjo pakicë e çartur, nuk janë të tërë hajdutë dhe nuk janë të tërë sharlatanë. Kështu që vazhdoni protesten se unë kam detyrë të mbroj popullin nga pasojat e luftës, jo ata që flasin përçart në emër të tij!”.