Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se do ta tërheq edhe zyrtarisht padinë për shpifje që ka bërë kundër ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, sa i përket debatit rreth idesë së korrigjimit të kufijve.

Rama ka thënë se këtë gjë ia ka treguar Hardinajt teksa ka kërkuar që ta takojë në Prishtinë, pas zhvillimeve të fundit të nxitura nga Prokuroria Speciale e Hagës.

“E kam njoftuar që s’do të bëj komunikim me mediat në çdo derë, ku do ta tërheq padinë. Jo se ajo është e vogël për mua, por është me e madhe ajo që do të na bashkojë të gjithëve.

Nuk e di çfarë roli do të ketë heqja e padisë. Për më tepër me padi pa padi, Ramushi për mua nuk është kryeministri, politikani, është një prej figurave historike.

VERITAS.COM.AL/