Kryeministri Edi Rama, edhe në këto momente ndodhet në spitalin e Traumës për të parë nga afër situatën e efektivëve të policisë të lënduar gjatë protestës para Kuvendit sot paradite. Njëra nga vajzat police ka lënë gishtat nga sulmi me mjete zjarrvënëse që kanë hedhur protestues ndaj policisë.

Këtë akt të dhunshëm Rama e konsideroi ‘vijë e kuqe’,  me kuptimin se këtu nuk tolerohet dhuna ndaj policisë së shtetit dhe se ‘këtej nuk kalohet më’.

Banorët e presin me thirrjen Turp! Turp!

“Është hera e parë që një parti politike merr përsipër që bashkë me një grup njerëzish që janë zaptues trojesh dhe të keqkuptuar pa lidhje kundër interesit publik. Nuk kanë për ta frenuar dot. Prerja e gishtave është vijë e kuqe”

Veritas.com.al/