Nga: CHRIS TOMLINSON

Burime të mediave Britanike kanë thene se Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka ofruar të paguajë 500,000 £ për sigurinë e Princit Harry dhe gruas së tij Meghan.

Raporti pretendon se kryeministri Kanadez dhe lideri i partisë Liberale ka ofruar përdorimin e parave të taksapaguesve kanadezë për të financuar gjysmën e kostove të sigurimit të vlerësuar prej një milion paund në vit të Dukës dhe Dukeshës së Sussex, i cili njoftoi të hënën se ata do të shkojnë në Canada.

Sidoqoftë, sipas raportit, Ministri i Financave i Kanadasë Bill Morneau u tha reportereve në Toronto se qeveria nuk kishte bërë ende ndonjë plan konkret për çiftin mbretëror, duke pretenduar se “ne nuk kemi kaluar asnjë kohë duke menduar për këtë çështje.”

“Ne padyshim gjithmonë kërkojmë të sigurohemi që, si anëtare e Commonwealthit, ne te luajmë një rol,” shtoi ai.

Sipas CBC, Zyra e Kryeministrit (PMO) nuk ka komentuar pretendimet sipas se cilave Trudeau kishte dhënë dakortesinë per 500,000 £ (847,777 dollarë Kanadez).

Veritas.com.al/