Në një raportim të “NBC News” ku citohen “burime ushtarake” pohohet se Donald Trump dhe oficerët ushtarakë në karrierë po përgatiten që të fillojnë me përparësi sulmin kundër Koresë së Veriut ë qoftë se vendi do të kryejë një tjetër provë të armëve bërthamore. Lajmin e transmeton Breitbart News.

Burimet ushtarake i thanë “NBC News” se Shtetet e Bashkuara ka pozicionuar dy raketa Tomahawk në gadishullin Korean, afërsisht 300 milje nga vendi ku Koreja e Veriut do të kryejë provën tjetër bërthamore.

Përgatitjen po zhvillohen në mes tensioneve ku ndodhet rajoni, kur Koreja e Veriut premtoi këtë javë një “ngjarje të madhe” teksa vendi po bëhet gati të festojë “Ditën e Diellit” në shenjë të ditëlindjes së diktatorit komunist dhe “liderit të përjetshëm” Kim Il-sung.

/Veritas.com.al/