Reperi i njohur kosovar Asdren Gjikola (Gjiko) u aksidentua sot  në tunelin e Kalimashit.

Ai po udhëtonte me një makinë të shpejtësisë së lartë kur është përplasur me një kamion brenda në tunel.

Deri më tani gjendja e tij ishte një pikëpyetje, por ka qenë vetë reperi që nëpërmjet një postimi në Instagram, ka zbuluar se ka shpëtuar pa dëmtime serioze gjatë aksidentit.

“Jam kthy ma i fort se kurrë, gjithmonë kam me qen afër jush ! Shihem sonte ne Rahovec”, shkruan Gjiko në Instagram.

Veritas.com.al/