Aplikacioni pronë e Facebook për shkëmbimin e mesazheve, Whatsapp ka sjell një risi në këtë platformë.

Whatsapp ka lëshuar aplikacionin për desktop i cili pasqyron mesazhet dhe komunikimet të cilat i bëni në pajisjen tuaj mobi.  Aplikacioni i ri do të funksionojnë në sistemet operative nga Windows 8 e më lart si dhe në Mac OS 10.9 e më lart.

Së fundmi, ky aplikacion ka hequr tarifën e abonimit 1 vjecar prej 1USD si dhe ka njoftuar se ka ndërprerë përkrahjen për sistemin operativ BlackBerry gjithashtu për BlackBerry 10, Nokia S40, dhe Nokia Symbian S60.