Guvernatori i Ohajos, John Kasich, ka hequr dorë nga gara për President pas dështimit për të fituar vëmendje kundër udhëheqësit të garës së republikanëve, Donald Trump.

“Përderisa sot e suspendoj fushatën time, e kam ripërtërirë besimin, e kam thelluar besimin se Zoti do të ma tregojë rrugën përpara,” tha Kasich para përkrahësve në Columbus.

Kasich e ka fituar vetëm shtetin ku jeton, por kishte shpresuar që të lobojë për kandidaturën e vet në konventën e republikanëve në qershor, transmeton .

Ndërkohë, Trump mban një avantazh komandues dhe është afër të nominohet kandidat për President të ShBA-së nga radhët e republikanëve.

Kundërshtarja e tij e mundshme do të jetë udhëheqësja e garës së demokratëve Hillary Clinton, e cila e ka humbur Indianan kundër Bernie Sanders