Nga e mërkura e 13 tetorit, të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë nga Shqipëria në Kosovë, do të përballen me masat e reja e vendosura nga ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë (MEPJ).

Ata duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi, dëshmi që e kanë kaluar COVID-19 ose test PCR pozitiv, të lëshuar në jo më pak se 21 ditë dhe jo më vonë se 180 ditë.

Në njoftimin zyrtar shkruhet se testi RT-PCR negativ duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë.

Ministria njofton se nga këto rregulla do të përjashtohen disa kategori.

Kjo, duke filluar nga qytetarët që do të largohen nga Kosova brenda tre orësh, ata që kalojnë transit dhe ata që punojnë në sektorin e transportit.

Gjithashtu nga masat do të përjashtohen, shtetasit e Kosovës që kanë dalë jashtë vendit në 12 orët e fundit, diplomatët e huaj si dhe personat nën moshën 16 vjeç.

Nga ana tjetër, në Kosovë më 13 shtator kanë hyrë masat e reja anti-covid.

Shtetasit e Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dëshmitë, duhet të vetë-izolohen për shtatë ditë.

Ndërsa të gjithë shtetasit e tjerë duhet të paraqesin, certifikatën e vaksinimit, test PCR negativ, test të shpejtë antigjeni negativ si dhe dëshmi se kanë kaluar COVID-19.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.