Sipas vlerësimeve të shërbimeve të sigurisë në Serbi, kryeministrit Aleksandar Vuçiq është personi më i rrezikuar aktualisht, ndërsa për ta mbrojtur atë është ofruar edhe ushtria serbe. Këtë deklaratë e ka bërë sot ministri i mbrojtjes në Serbi, Bratislav Gashic, duke thënë se ushtria është e gatshme për t’i ofruar siguri kryeministrit, dhe është shprehur absolutisht i gatshëm “për t’iu përgjigjur të gjitha kërcënimeve të sigurisë, që e kërcënojnë kryeministrin në shumë mënyra”.

 Duke folur për rrezikimin e sigurisë, dhe duke e sjell në mendje vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, Gashiq ka thënë se “të njëjtit aktorë janë në skenë edhe sot.”

 “Ende janë në skenë aktorët e njëjtë, dhe ishin në skenë kur ndodhi edhe ajo ngjarje e pafat”, ka thënë ministri.

 Po ashtu, sipas Gashicit, koordinimin i të gjitha shërbimeve të sigurisë mundëson të dhëna të mjaftueshme në baza ditore nga një staf special në Ministrinë e Mbrojtjes./Express/