(FOTO: Edward Snowden)/

Zyrtarë të  Rusisë thanë se po mendojnë që të kthejnë në Shtetet e Bashkuara agjentin e famshëm Edward Snowden si “dhuratë” për Presidentin Donald Trump, sipas një raporti nga “NBC News”.

Snowden, një ish punonjës i CIA, i ishte garantuar azil nga qeveria Ruse në vitin 2013. Ai ka kërkuar që të lirohet nga akuzat për spiunazh, pasi akuzohet se ka nxjerrë informacione të klasifikuara- sipas Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

Sidoqoftë, një zyrtar i vjetër amerikan tha për NBC News se autoritetet Ruse tani po marrin në konsideratë që ta kthejnë drejt Shteteve të Bashkuara, ku mund të përballet me gjyqin, me qëllim që të mund të “marrë favore” me Trump dhe me administratën e re.

Në Dhjetor, ministria e jashtme e Rusisë zbuloi se leja e ishte shtyrë deri në vitin 2020.

Në një intervistë për CNN në vitin 2015, Anderson Cooper e përshkroi Snowden si një “tradhtar total”, duke shtuar se sikur të bëhej president “Putin do t’i jepte fund; Snowden është një spiun që duhet të ekzekutohet.”

“Në qoftë se do të jem president- tha Putin- hey, ju keni marrë fund”.

/Veritas.com.al/