Salvini: Pa 100 miliard euro plan shpëtimi, prisni revolta në Itali.

CHRIS TOMLINSON

 

Senatori populist italian Matteo Salvini ka paralajmëruar se pa një paketë të konsiderueshme ndihme ekonomike prej të paktën 100 miliardë euro për të neutralizuar efektet ekonomike të koronavirusit, italianët mund të revoltohen.

Lideri i partisë Lega dhe ish-zëvendëskryeministri paralajmëroi qeverinë e koalicionit të majtë të udhëhequr nga Giuseppe Conte se durimi i tanishëm i bllokimit të italianëve në shtëpitë e tyre mund të shndërrohej shpejt në zemërim nëse masa korrekte nuk merren.

“Disa shenja janë tashmë . Njerëzit po sillen në një mënyrë të jashtëzakonshme; megjithatë, kërkojne garanci, “tha Salvini.

Ish ministri i brendshëm shtoi se ai kishte folur me një shumëllojshmëri njerëzish nga pronarët e bizneseve të vogla deri tek punëtorët dhe se ata ishin “të gatshëm të bënin sakrifica”, por donin siguri nga qeveria që do të mbuloheshin ekonomikisht, raporton Il Giornale.

“Prandaj është e nevojshme të lëvizim menjëherë,” tha Salvini, duke theksuar se paratë duheshin më shumë tani sesa pas një jave ose muaji “kur zemërimi mund të arrinte në një pikë vlimi.

Italia është bërë epiqendra globale e virusit Wuhan, duke tejkaluar numrin zyrtar të vdekjeve të Kinës javën e kaluar dhe arriti në mbi 5,000 vdekje dhe mbi 74,000 raste të konfirmuara që nga pasditja e së Mërkurës.

Në disa zona të vendit më të goditura nga shpërthimi, siç është qyteti verior i Bergamos, tendosja ka çuar që spitalet të vendosen në gjendje të jashtëzakonshme, me krematoriume të paaftë për të përballuar numrin e viktimave.

Senatori Salvini më parë ka kritikuar qeverinë e Contes për mos-ndalimin e përhapjes së virusit gjatë ditëve të para të shpërthimit të tij, duke thënë se nuk është bërë sa duhet për të ndaluar njerëzit që vijnë në vend me sëmundjen.

Kur rastet filluan të rriten, Salvini shkoi aq larg sa ofroi të marrë pjesë në një qeveri të unitetit kombëtar për të ndihmuar në luftimin e përhapjes – por u refuzua nga anëtarët e koalicionit të majtë.

VERITAS.COM.AL

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.