Misha Savic

(Bloomberg) – Një plan i krijuar nga partitë e opozitës së Serbisë për të bojkotuar zgjedhjet e këtij viti po prishet, duke i siguruar një forcë personit që ai ishte projektuar për të dëmtuar.

Lëvizja kishte vënë në pikëpyetje letrat kredenciale demokratike të vendit ballkanik ndërsa ai po rrit përpjekjet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Në vend të kësaj, kolapsi i protestës po forcon Presidentin Aleksandar Vucic, i cili mund të largojë kritikët që e akuzojnë atë për sjellje autokratike dhe të presë një shumicë të fortë për partinë e tij.

Aleanca për Serbinë, një grup opozitar ombrellë që ka udhëhequr protestat javore kundër qeverisë, po qëndron në planin e saj për të mos kandiduar asnjë kandidat në votimet parlamentare që pritet të bëhen në prill.

Por zyrtarët e BE-së po bëjnë gjithçka për të mbështetur standardet demokratike si për vendet kandidate ashtu edhe për shtetet anëtare dhe duan që të gjitha palët të marrin pjesë, veçanërisht pasi qeveria shtyu votimet dhe ndryshoi rregullat e votimit në mënyrë që të përfitojnë partitë më të vogla.

“Ne po bëjmë thirrje që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje dhe jo t’i bojkotojnë ato,” tha Komisioneri i Zgjerimit i BE Oliver Varhelyi javën e kaluar gjatë një vizite në Beograd. “Demokracia funksionon vetëm nëse të gjithë marrim pjesë.”

Mosmarrëveshja ka drejtuar prozhektorët mbi një rajon që është tashmë nën një observacion të ngushtë në lidhje me mënyrën sesi ajo respekton sundimin e ligjit pasi BE lufton me anëtarët e tjerë ish-komunistë që po testojnë limitet e vlerave të saj liberale dhe multikulturore.

Aleanca thotë se bojkoti i saj është si një sinjal paralajmërues kundër Partisë Progresive Serbe të Vuçiç, e cila akuzohet se po mbyt debatin demokratik dhe po lë korrupsionin të rrjedhë i shfrenuar.

Argumenti i saj është se nuk behet fjale thjesht për të kundërshtuar një pale votime kur qeveria mbyt zërat opozitarë me mesazhe ekskluzive pro-qeveritare në mediat shtetërore dhe përdor buxhetet e reklamave të kompanive në pronësi publike për të shtrydhur financiarisht njësitë e lajmeve që mbështeten nga opozita.

Vuçiq, premtimet e të cilit për një zhvillim të fortë ekonomik, paga më të larta dhe investime në infrastrukturë e kanë çuar Partinë e tij Progresiste Serbe më lart në sondazhe, thotë se qeveria ka përmirësuar mjedisin mediatik dhe se opozita ka një shans të barabartë në zgjedhje.

Progresistët miratuan një ligj që ul pragun e nevojshëm për partitë për të fituar vendet në parlament në 3%. Kjo ka dobësuar vendosmërinë për bojkot midis forcave të opozitës që nuk janë në Aleancë, përfshirë Radikalët e krahut të djathtë dhe grupet liberale dhe konservatore.

“Unë nuk shoh potencialin në mënyrë që qeveria e ardhshme të bëjë diçka pas një bojkoti,” tha Milos Jovanoviç, udhëheqësi i Partisë Demokratike Konservatore të opozitës për Serbinë. “Unë jam gjithmonë për konfrontim, edhe nëse nuk është në pozita të barabarta.”

Jo ideale

Partia Progresiste mbetet mbizotëruese. Ajo ka një mbështetje prej 53.6% të votuesve serbë – nga 48.3% në zgjedhjet e 2016 – e ndjekur pas në distance të largët nga Aleanca me 10.3%, sipas një studimi të Faktor Plus të bërë muajin e kaluar. Aleatët socialistë të presidentit renditen në vendin e tretë me 9.5%.

Aleanca ende po qëndron në planin e saj të bojkotimit, megjithëse disa anëtarë mund të kundërshtojnë votimet vendore për të mbrojtur pozicionet në nivelet lokale.

“Një bojkot nuk është një zgjidhje ideale,” tha Aleksandar Ivanoviç, një drejtues i Social Demokratëve, të cilët janë pjesë e grupit të opozitës. “Por është edhe më keq t’i jepet legjitimitet regjimit të Vuçiç.”

Nëse Aleanca qëndron në anë, bojkoti mund të rrisë si pjesët e fituara nga partitë më të mëdha si dhe të ndihmojë për t’i dhënë partisë së Vuçiç një shumicë edhe më të madhe në parlament sesa 131 nga 250 vendet që gëzon tani.

Ata që janë në pushtet mund të mbledhin deri në 70% të votave në rast të bojkotit,” tha Srdjan Bogosavljevic, këshilltar i vjetër në sondazhin e Ipsos, përmes telefonit. “Duket e sigurt që Progresistët do të fitojnë.”

VERITAS.COM.AL

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.