Gjatë konferencës “Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor”, e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka dhënë mesazhe të forta për negociatat, reformën në Drejtësi si dhe interesat e Kinës, Rusisë dhe Iranit në Ballkanin Perëndimor.

“Shqipëria është një vend kandidat, kjo nuk ka ndryshuar, puna që duhet të bëhet nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë një vend në radhët e BE-së duke dyfishuar përpjekjet përpjekjet për zbatimin e reformave të Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe plagën e krimit të organizuar, duke zgjedhur vlerat, ligjin dhe begatinë për qytetarët. Shqipëria jo vetëm që po punon shumë për reformën në drejtësi, por reforma zgjedhore është bërë projekt kombëtar. Drejtuesit e Shqipërisë kanë zgjedhur të bëjnë kompromis për hir të së mirës së përbashkët. Shqipëria ka përmbushur dhe respektuar angazhimet për Samitin e Uellsit, kontribuon me me shumë trupa për frymë se vendet evropiane dhe shqiptarët kanë dhënë jetën e tyre në shërbim të mbrojtjes sonë të përbashkët. Do zbuloni që për Rusinë, Kinën, Iranin, Ballkani Perëndimor është mjet për qëllim, burim që mund të shfrytëzohet dhe pastaj të flaket tej, nuk ka asgjë idealiste në qëllimet e tyre, ata duan të minojnë modelin perëndimor. Kremlini këmbëngul që të mos eksportojë asgjë përveç kaosit, Irani ka shfrytëzuar praninë në Tiranë për të shkatërruar kundërshtarët. Shqipëria ia ka bërë të qartë Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje dhe ka refuzuar makinacionet ruse. SHBA mirëpresin prioritetet nga Shqipëria. Disa gjëra në Shqipëri nuk janë për shitje”, tha ajo.

Në konferencë ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Veritas.com.al/