7 Tetor (UPI) – Shtëpia e Bardhë tha se do të largojë trupat e Sh.B.A nga veriu i Sirisë përpara një avancimi ushtarak të Turqisë për të dëbuar forcat Kurde nga rajoni.

Në një deklaratë lëshuar të dielën vonë, pas një telefonate midis Presidentit të Sh.B.A. Donald Trump dhe Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, Shtëpia e Bardhë tha se nuk do të mbështeste as ndërhynte në mision.

“Turqia së shpejti do të lëvize përpara me operacionin e saj planifikuar gjatë në Sirine Veriore,” lexohet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. “Forcat e Shteteve të Bashkuara, pasi kanë mposhtur Kalifatin territorial te ISIS-it, nuk do të jenë më në afersi te zonës.”

Erdogan tha të shtunën se ushtria e vendit të tij ishte e gatshme për të vënë në skene sulmin.

VERITAS.COM.AL/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.