Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka përcjellë në rrjetet sociale një video sqaruese për të gjithë shqiptarët, ku ju shpjegon se çfarë është Vettingu.

Me sa duket vetë diskutimet dhe debatet politike të kohëve të fundit që e venë në dyshim rezultatin e Reformës në Drejtësi, janë bërë shkak që Ambasada Amerikane të bëjë edhe një herë sqarimin e procesit dhe hapat e tij.

Ky process do të bëjë të mundur që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit, thekson Ambasada.

“Në videon tonë të fundit, ne ju njohëm me një përmbledhje të reformës në drejtësi. Këtë javë, do të flasim për vetingun.

Me siguri ju keni dëgjuar për këtë proces, por përse është vetingu i rëndësishëm?

Përse reforma në drejtësi vendosi një proces rivlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët dhe si do e ndryshojë kjo sistemin shqiptar të drejtësisë? Shihni këtë video dhe mësoni se si procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit. #CfareEshteReformaNeDrejtesi#NdalKorrupsionit”, thuhet në reagimin e saj.

Veritas.com.al/