Një  sondazh i zhvilluar nga FM (Monitoring Foundation), një grup monitorimi ndërkombëtar i cili është i specializuar në fushën e zgjedhjeve, e nxjerr fitues Sherefedin Shehun, kadidat i Partisë Demokratike për klryetar të Bashkisë në Dibër.

Sondazhi ka përfshirë një grup prej 3107 personash të moshës 18-55 vjec, banorë të Peshkopisë dhe ish-komunave që përfshihen në bashkinë Dibër.

Sipas sondazhit Sherefedin Shehu fiton me 55% të totalit të votave me një diferencë deri në 2200 vota.

Grupi që ka zhvilluar sondazhin mësohet se është pranë një partie të majtë e cila është aleate e PS-së por në zgjedhjet e Dibrës llogaritë i dalin kundër kandidatit socialist.

Në Dibër nesër zhvillohen zgjedhjet e parakohëshme për kryetar bashkie pas skandalit të njohur publikisht të kryebashkiakut Shukri Xhelili, përfaqësues i PS.