‘Çadra e lirisë’ qëndroi aty deri sa në 18 maj do të arrihej marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës për kushtet që kjo e fundit kishte vendosur para se në muajin qershor të mbaheshin zgjedhjet parlamentare.

Opozita asokohe negocioi për të mbajtur drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Avokatit të Popullit deri në përfundim të mandatit të tyre. Ndërsa u ra dakord edhe për disa ministrat teknikë, të cilët qëndruan në detyrë deri në shtator kur edhe u konstitua qeveria e re.

Veritas.com.al/