Një makinë me targa Angleze, dhe gjithashtu me krah të kundër të timonit, ka çarë kangjellat e mbi- Urës së Goricës në Berat dhe ka rënë në Osum.

Makina është marrë nga ujërat rreth 500 metra distancë. Mund të themi se ishte një ‘spektakël i frikshëm” tani që jemi të sigurt se nuk shkaktoi viktima.

Drejtuesi i makinës, Klajdi Selenica, 24 vjeç ishte me fat pse qytetarë dhe forca policie i shkuan shpejt në ndihmë dhe e nxorën nga ujërat me vetem disa plagë në trup, por pa rrezik për jetën.

Drejtuesi i mjetit, 24 vjeçar, është banor i Beratit, në lagjen ‘Çlirim’

Veritas.com.al/