(FOTO: Stephen Hawking)

Stephen Hawking  edhe një herë tjetër ka folur rreth jetës së alienëve në Kozmos. Ai ka thënë: “Jam më i bindur se kurrë se ne nuk jemi vetëm”.

Kur inteligjencia potenciale e civilizimit alien do të hyjë në bisedime, atëherë mund të zbulojmë diçka. Si do t’i gjejmë alienët? Ku janë? A  janë kudo? Çfarë të bëjmë që t’i gjejmë- ose kur do t’i gjejmë; ne- ata apo ata- ne?

Ok! Sipas fizikanit Stephen Hawking, ne ndoshta duhet të ndalojmë përpjekjet për të takuar alienët. Sepse duke prekur një civilizim tjetër  të avancuar, mund ta vemë botën njerëzore në një situatë të rrezikshme. Dhe lajmi i keq është ky: Ne e kemi transmetuar vendndodhjen tonë në Univers qysh vite të shkuar.

Paralajmërimi i Hawking vjen në një film të ri “online” që titullohet “Stephen Hawking’s Favourite Places”, i cili e tregon shkencëtarin e famshëm në një anije kozmike CGI që quhet “SS Hawkingexploring”,  i cili po eksploron pjesë të Universit.

“ Ndërsa po rritesha, dhe tani jam i rritur, jam më i bindur se kurrë se ne nuk jemi vetëm. Pas një jete të tërë çudirash, unë po ndihmoj që të drejtojmë përpjekje të reja globale për t’i gjetur”, tha  Hawking  gjatë filmit tek po eksploronte “Gliese 832c”, një planet që shtrihet 16 vite dritë larg dhe që mund të strehojë jetën e alienëve.

/ Veritas.com.al/