• Qeni i shërbimit asistonte ish-presidentin, i cili vuante nga sëmundja e Parkinsonit-

Nga: Francesca Bernasconi /

 

Sully: një emër që te sjell në mend pilotin heroik i cili në vitin 2009 shpëtoi të gjithë pasagjerët e fluturimit 1549, duke e bërë aeroplanin te ulet në lumin Hudson.

I njëjti emër i ishte dhënë qenit te George H.W. Bush, nevojtar për asistence sepse ishte i sëmurë me Parkinson, qe disa muaj më parë kishte njoftuar në Twitter ardhjen e kafshës në familjen e tij.

Dhe qeni i George H.W. Bush është në mënyrën e vet nje hero, pasi eshte trajnuar nga VetDogs amerikane, një organizatë jofitimprurëse që u ofron qen të shërbimit personave që kanë nevojë për asistencë. Në të vërtetë, Sully, di se si të mbyllë dhe të hapë dyert, të mbledhë objekte nga toka dhe madje të kërkojë ndihmë në rast nevoje.

Por Sully ishte më shumë se një qen shërbimi: ai kishte ndarë shumë momente me ish presidentin dhe besnikëria që e lidhi atë me të nuk u zhduk me vdekjen e ish-banorit të Shtëpisë së Bardhë të premten e kaluar. Qeni, në fakt, ende ruan varrin e të zotit dhe postimi në Instagram, i cili shoqëron foton ku Sully është portretizuar para arkivolit të Bushit, është bërë viral. “Mision i kryer” për Sullyn, i cili tani do të kthehet në shoqatë për t’iu caktuar një padroni të ri.

Veritas.com.al/