Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kishte dalë të priste personalisht homologun e tij shqiptar Edi Rama në të parën vizitë në selinë e qeverisë greke që kur mori detyrën.

Për gati 55 minuta, Rama dhe Mitsotakis kanë diskutuar me dyer të mbyllura ku besohet se temat kryesore kanë qenë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështjet që shqetësojnë të dyja palët. Pas takimit nuk parti deklarata për mediat, por zyrat e shtipt premtuan në nxjerrjen e një deklarate të përvbashkët.

Në pritje të kësaj deklarate, burime pjesëmarrëse thanë se takimi ishte mjaft konstruktiv dhe u zhvillua në një klimë të mire.

Ishte vetë Mitsotakis që pak ditë më parë zbuloi publikisht dy shqetësime kryesore në marrëdhëniet me Shqipërinë. E para, sipas tij janë çështje që lidhen me të drejtat e minoritetit grek në vendin tonë dhe që Athina i sheh si parësore për integrimin e Shqipërisë në BE.

Një tjetër çështje e mbetur pezull është delimitimi i kufirit detar mes dy vendeve dhe përcaktimi i zonave ekskluzive ekonomike. Çështje që pret të marrë zgjidhje është ajo e njohjes së lejeve të drejtimit. Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë ku po merr pjesë në forumin BE-Liga Arabe.

Veritas.com.al/