Tetë ministra të shkarkuar të qeverisë së rajonit të Katalonjës, u mbajtën në burg me vendim nga gjykata e lartë e Spanjës. Ata do të japin shpjegime mbi nxitjen që kanë ushtruar ndaj rajonit për pavarësi.

Prokurorët kaun kërkuar nga gjykatësi që të ndalojnë tetë nga nëntë ministra të ish- qeverisë së Katalonjës. Ata do të përgjigjen para gjykatës së Madridit.

Ministrat akuzohen për rebelim, kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Gjithashtu prokurori i shtetit Spanjoll ka kërkuar nga shtetet evropiane urdhër arresti për liderin e larguar Catalan, Carles Puigdemont.

Verritas.com.al/