Presidenti Donald Trump ka njoftuar se po ndalon aplikacionin e përhapjes së videove në pronësi kineze, TikTok, në SHBA.

Ai u tha gazetarëve se mund të nënshkruante një urdhër ekzekutiv qysh të Shtunën.

Zyrtarët amerikanë të sigurisë kanë shprehur shqetësimin se aplikacioni, në pronësi të firmës kineze ByteDance, mund të përdoret për të mbledhur të dhënat personale të amerikanëve.

TikTok ka mohuar akuzat se kontrollohet ose ndan të dhëna me qeverinë kineze.

Aplikacioni, që rritet me shpejtësi, ka deri në 80 milion përdorues aktivë mujorë në Amerikë dhe ndalimi i tij do të ishte një goditje e madhe për ByteDance.

“Sa i përket TikTok, ne po e ndalojmë atë nga Shtetet e Bashkuara,” u tha zoti Trump gazetarëve në Air Force One.

VERITAS.COM.AL/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.