Aktorja e madhe shqiptare Tinka Kurti është shtruar paraditen e sotme me urgjencë në spital, por gjendja e saj aktualisht është e stabilizuar, ndonëse nën kujdesin maksimal të mjekëve të një spitali privat.

Burime nga ky spital pohuan se zonja Kurti është shkëputur nga provat ku ka qenë paradite pasi ishte planifikuar që të interpretonte në operën e famshme “Carmen” të baritonit Gëzim Myshketa.

Ka qenë vetë baritoni që e ka shoqëruar aktoren e madhe për në spital.

Tinka Kurti para një muaji mbushi 85 vjeç.

Ajo ndodhet në terapi për të trajtuar një infeksion pulmonar. Po kështu do t’i nënshtrohet një sërë ekzaminimeve të tjera. Por mjekët e këtij spitali pohojnë se gjendja e saj është nën kontroll.

Veritas.com.al/