Ngjarja që ndodhi sot në mëngjes në komunën e Roshnikut, është shumë e rëndë. Kryefamiljari 75 vjeç dhe dy nipat e tij, kanë humbur jetën në pusin që ndodhet prej vitesh në oborrin e shtëpisë. Kamber Hoxha, 75 vjeç ka hyrë ën pus për ta pastruar, por pas pak nuk ka shfaqur më shenja jete.

Pas tij kanë hyrë në pus për të shpëtuar kryefamiljarin, dy nipat e tij. Por edhe ata kanë gjetur vdekjen pak më vonë.

Nga një person që u raportua fillimisht, është thelluar tragjedia në Berat, ndërsa ka shkuar në tre numri i viktimave. I vetmi që u nxorr me shenja jete ishte Neim Hoxha i cili u dërgua me ambulancë dhe niset me urgjencë për në spital. Por për fat të keq ndërroi jetë nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Roshnik të Beratit, ku tre personat, Gentian Hoxha, Kamber Hoxha dhe Neim Hoxha, ishin futur në pus për ta pastruar atë, pro më pas ishin bllokuar.

Mësohet se i pari që ka hyrë në pus ka qënë xhaxhai Kamber Hoxha, më pas nipërit e tij, Gentiani e Neimi.

Ata po pastronin pusin, dhe të tre mbetën të bllokuar në thellësi për rreth 30 minuta!

VERITAS.COM.AL/