Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Vladimir Putin i Rusisë, kanë rënë dakord për të luftuar të ashtuquajturin Shtet Islamik ((IS) në Siri, deklaroi Kremlini.

Kremlini tha se deklarata ishte përgatitur nga ekspertët pas takimit të liderëve shkurtimisht në pushimet mes samitit Asi-Pacific në Vietnam, ditën e Shtune.

Në total, të dy liderët kishin tre takime brenda 24 orëve të samitit në qytetin port të Da Nang.

Nga Shtetet e Bashkuara, deri tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar rreth deklaratës.

Një takim mes Presidentit Trump dhe Vladimir Putin është pritur se do të ndodhte në samitin e bashkëpunimit Ekonomik Asi-Pacific (Apec), por vetëm pak detaje janë bërë të njohura.

Të dy liderët u takuan për herë të parë në Korrik, në samitin e G20 në qytetin Hamburg të Gjermanisë.

Veritas.com.al/