(President Trump është në sjelljet më të mira, por a janë edhe të tjerët?, shkruan BBC)/

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka quajtur kryeministrin Justin Trudeau si njeri “dy- fytyrësh” pas një video në të cilën lideri kanadez shfaqet duke përqeshur presidentin Trump.

Pamjet e tregojnë zotin Trudeau, kryeministrin britanik Boris Johnson dhe liderin francez Emmanuel Macron duke diskutuar mbi konferencën e sapo dhënë nga Trump para samitit të NATO-s në Londër.

Liderët e Nato-s lëshuan një deklaratë uniteti, ndërsa samiti i 70 vjetorit të Natos pranë Londrës u shoqërua nga grindje mes liderëve.

Zoti Trump anuloi një konferencë për mediat që ishte planifikuar për pas- Samitit.

Ai u tha reporterëve: “Ne do të kthehemi menjëherë. Ne kemi bërë plot konferenca për median”.

Zoti Trump dhe zoti Macron kanë pasur shkëmbime të mprehta mbi shumë çështje ditën e Marte.

VERITAS.COM.AL/